E premte, Pri 16

Email

info@radiodeqani.com

Mobil

+43 660 321 0770

Address

Wien, Austria

Qeveria e re e Malit të Zi e shënon Kosovën me fusnotë

Posted On 08/12/2020

Në një nga dokumentet e para të Qeverisë së re të Malit të Zi dhe të Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, i cili u referohet masave të reja kundër pandemisë COVID-19, Kosova është shënuar me fusnotë.

Yllin pranë emrit (Kosova*) e vendosin disa vende që ende nuk e kanë njohur shtetin e Kosovës.
Në të gjitha dokumentet e deritashme zyrtare të Qeverisë malazeze, Kosova është trajtuar në përputhje me vendimin për njohjen e pavarësisë së saj, përkatësisht pa yll në emër.

Qeveria e re malazeze, e udhëhequr nga kryeministri Zdravko Krivokapiq, e ka shënuar Kosovën me fusnotë në një dokument për masat kundër pandemisë, i cili ka të bëjë me “tranzitin e banorëve të Bosnje dhe Hercegovinës, Serbisë, Kosovës* dhe Shqipërisë përmes Malit të Zi”, transmeton Telegrafi.

Në krye të Ministrisë së Shëndetësisë në Mal të Zi është mjekja Jelena Boroviniq Bojoviq.

Qeveria e re e Malit të Zi është zgjedhur më 4 dhjetor.

Ajo përbëhet nga tre koalicione dhe dominohet nga partia Fronti Demokratik.
Kjo e fundit, në të kaluarën, është zotuar se do ta tërheqë njohjen e Kosovës.

Qeveria e Malit të Zi e ka njohur pavarësinë e Kosovës disa muaj pas shpalljes së saj, në vitin 2008. /Telegrafi/

Written by radiodeqani

Related Posts

Fakulteti Juridik reagon pas incidentit të Xhafer Tahirit

Fakulteti Juridik reagon pas incidentit të Xhafer Tahirit

Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka reaguar pas publikimit të incidentit mes Xhafer Tahirit dhe studentes së këtij fakulteti. “Sqarim publik në lidhje me video incidentin e raportuar sot gjatë zhvillimit të provimit në Fakultetin...

read more

0 Comments

Submit a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *