E shtunë, Pri 17

Email

info@radiodeqani.com

Mobil

+43 660 321 0770

Address

Wien, Austria

Protestë në Tiranë pas vrasjes së Klodian Rashës: Ministri Lleshaj të japë dorëheqjen

Shqiperi

Posted On 09/12/2020

Prej orës 11:00 të rinjtë demokratë kanë nisur një marshim protestë për vrasjen e të riut Klodian Rasha ditën e djeshme nga një policë, i cili tashmë është i arrestuar.

Të rinjtë me pankarta në duar po marshuan nga Ministria e Brendshme – Bulevard – Kryeministri.
Ata mbajnë në dorë si simbolikë, dy hurma, të cilat i mbante në dorë 25-vjeçari para se të vritej.

Të rinjtë bëjnë thirrje që të dorëhiqet ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Kujtojmë, se punonjësi i Policisë, efektiv i Shqiponjave, siç bëri me dije policia në njoftim të saj për ngjarjen, i ka bërë thirrje të ndalonte të riut, por Rasha nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe efektivi e ka qëlluar.

25-vjeçari u qëllua shumë afër shtëpisë së tij rreth orës 1 e 45. Ndërkohë arma e Rashës, siç njoftoi policia është gjetur 100 metra nga vendi i ngjarjes, çka tregon se nuk ka pasur shkëmbim zjarri me policinë. /TCH/

Written by radiodeqani

Related Posts

Në vitin 2020 turizmi në Shqipëri u përgjysmua

Në vitin 2020 turizmi në Shqipëri u përgjysmua

2020 rezultoi një vit vështirë për turizmin në Shqipëri për shkak të pandemisë së Covid-19, e veçanërisht tremujori i fundit për shkak të masave bllokuese. Sipas të dhënave të Instat, strukturat akomoduese pritën më pak pushues gjatë muajve tetor-dhjetor të vitit të...

read more

0 Comments

Submit a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *