E premte, Pri 16

Email

info@radiodeqani.com

Mobil

+43 660 321 0770

Address

Wien, Austria

Albright: Kosova duhet t’i ketë të drejtat ndërkombëtare për ta mbrojtur territorin e saj

Posted On 08/12/2020

Ish Sekretarja e Shtetit të SHBA-së, Madeliene Albright, ka thënë se ndërhyrja e ushtrisë amerikane dy dekada më parë bashkë me aleatët ndërkombëtarë ka qenë veprim i duhur.

Në fjalimin e saj në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-së, ajo ka thënë se janë Kina dhe Rusia që zhvillojnë propagandë kundër SHBA-së, në vendet e Ballkanit Perëndimor.

“Besoj se SHBA dhe aleatët bën gjënë e duhur duke i dhënë fund gjakderdhjes. Është me rëndësi që të ketë një perspektivë të re për Ballkanin, që tash është më paqësor”, është shprehur ajo.

“Vendet nuk janë kthyer në dhunë ndëretnike, por synojnë të bashkohen në BE. Ato do të jenë partnerë të administratës së re të Joe Biden”.

“Megjithatë korrupsioni mbetet shqetësim për këto vende. Kina dhe Rusia kanë ndikim në rajon duke bërë propagandë anti SHBA-së. Mbështetja e këtij rajoni duhet të jetë prioritet. Administrata e ardhshme duhet të ketë një strategji të re me tri elemente: Duhet të kemi bashkëpunim me BE. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor duan të jenë pjesë e BE dhe SHBA mund të ndikojë te disa vende që të ndihmohet ky rajon. Duhet të ndiqet që të ketë strategji për secilin vend veç e veç.”

“SHBA dhe BE duhet të punojnë bashkë me iniciativa në Kosovë, Bosnjë… në reformën politike. Kosova duhet të bëhet shtet normal, duke u bërë pjesë e BE-së dhe t’i ketë të gjitha të drejtat ndërkombëtare për ta mbrojtur territorin e saj”.

Ajo ka thënë se beson që Biden do t’i kushtojë vëmendjen e duhur vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Albright ka folur për Gjykatën Speciale pas pyetjes që i është drejtuar nga kryetari i këtij komiteti Eliot Engel.
“Nuk po e ekzagjeroj kur po them se sa shumë kohë, kur isha në Kombet e Bashkuara dhe më pas si Sekretare e Shtetit, kemi kaluar duke u marrë me çështjen e Ballkanit. Një nga votat e mia të para në Kombet e Bashkuara ishte për krijimin e Tribunalit për Krime Lufte për ish-Jugosllavinë. Është fakt që Gjykata Speciale e Kosovës tani po merret me atë që ata po thonë se janë krime lufte që janë kryer”.

Albright ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të përpiqen që të komunikojnë dhe të zgjidhin çështjet e pazgjidhura së bashku.

“Kemi pasë gjithmonë probleme në përpjekjen për të treguar rolin e serbëve në pastrimin etnik. Duhet të shohim me shumë kujdes se çfarë mund të bëjë ligji, sepse është e mundshme që të identifikohet faji individual dhe jo faji kolektiv. Mendoj që duhet të theksohet se vendet e Ballkanit që komunikonin me njëra-tjetrën duhet ta bëjnë sërish këtë dhe jo të vendosin gjithçka në kontekstin e konfliktit etnik, por të përpiqen të zgjidhin disa probleme së bashku”, tha ajo.

Written by radiodeqani

Related Posts

Fakulteti Juridik reagon pas incidentit të Xhafer Tahirit

Fakulteti Juridik reagon pas incidentit të Xhafer Tahirit

Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, ka reaguar pas publikimit të incidentit mes Xhafer Tahirit dhe studentes së këtij fakulteti. “Sqarim publik në lidhje me video incidentin e raportuar sot gjatë zhvillimit të provimit në Fakultetin...

read more

0 Comments

Submit a Comment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *